Aplikacion
Nga Kastriot Islami
1. Rama, po ashtu siç veproi i) me prishjen e marrëveshjes së “5 qershorit” për reformën zgjedhore në 2021 që u arrit fillimisht në “komisionin politik” të sugjeruar si “zgjidhje” nga partnerët amerikanë e evropianë, ii) po ashtu siç po luan diabolikisht me nismën e “Ballkanit të Hapur” kundër BE e kundër shqiptarëve dhe më konkretisht kundër Procesit të Berlinit, iii) tani së fundmi po luan me “amnistinë fiskale”, i zëmëruar e diabolik kundër BE, dhe me konkretisht kundër Gjermanisë, Francës, e tjerë.; iv) të njëjtën gjë bëri edhe me Greqinë për marrëveshjen e detit, kur fillimisht e sulmoi ashpër Greqinë duke krijuar idenë se po luante lojën në favor të Turqisë dhe në fund e “kënaqi” Greqinë me marrëveshjen për të çuar çështjen e detit në Gjykatën e Hagës duke lënë të “habitur” Turqinë që duket se Rama vazhdon ta mashtrojë me gënjeshtrat e tipike për luftën kundër gylenistëve!
2. Rama, këto lojëra i ka bërë e vazhdon t’i bëjë vetëm për ruajtjen e forcimin e pushtetit të tij personal. Asgjë më shumë e asgjë më pak, sepse shqiptarëve mendon se ua ka marrë dorën duke i gënjyer e duke iu blerë votën, që fatkeqësisht me këto marifete ia ka arritur të mashtrojë edhe ndonjë nga partnerët që e kuptojnë këtë lojë të fëlliqur por e vazhdojnë për interesat e tyre. Besoj se i ka ardhur fundi këtyre mashtrimeve, ndonëse Rama mendon se me nismën e “amnistisë fiskale” do t’ia dalë edhe kësaj here. Rasti i Sri Lankës duket se po e mundon shumë…
3. Loja e Ramës është e thjeshtë… Fillimisht me koston e “mërzitjes” së partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, ai ndërmerr paralelisht një nismë anti-perëndimore, dhe më këtë rast i sulmon publikisht perëndimorët, veçanërisht europianët, dhe në fund pasi arrin diçka, tërhiqet edhe nga nisma e nga sulmet duke iu shpjeguar partnerëve se “gjithçka ishte e përkohshme” dhe “ai ishte dhe mbetet djalë i mirë që bën gjithçka i thonë ata ndryshe nga opozita destruktive “e Saliut dhe Metës”… që i sulmon gjithnjë të gjithë partnerët”, pavarësisht se deri në atë moment kishte vepruar kundër tyre… Rama “luan” fillimisht fort me një nga këto karta kundër ndërkombëtarëve, veçanërisht evropianëve që kanë nisur të ndërgjegjësohen duke kuptuar (ndonëse kishin kohë që dyshonin për lojën e tij) se çfarë përfaqson në të vërtetë qeverisja e tij… por në fund të fundit gjykojnë se “largimi” i Ramës nga pushteti është vetëm detyrë e shqiptarëve, mjafton që interesat e tyre të mos preken. Të shohim sesi do të shkojnë këtë radhë mashtrimet me nismën për ‘amnistinë fiskale” dhe “piruetat” që do të marrë mashtruesi për të “zbutur” qëndrimet e partnerëve që aktualisht disa prej tyre janë të fuqishme kundër tij…
4. Le të merremi me projektin e “amnistisë fiskale”, kërcënimet e mashtrimet e Ramës ndaj partnerëve. Ai në realitet projektin për amnistinë fiskale duket se po e përdor:
-fillimisht për të kërcënuar BE se gjoja është mërzitur se ajo s’po i hap negociatat ndonëse prej 10 vitesh ka “luftuar” për të mbajtur vendin jashtë BE;
-pastaj do të zbutej para partnerëve pasi të ketë amnistuar disa nga “oligarkët” pranë tij, duke iu kërkuar si “djalë i mirë” lëshime për qeverisjen e tij duke premtuar heshtjen e mëtejshme për nismën e “amnistisë fiskale”;
-për të pastruar llogaritë e pista të oligarkëve pranë tij nga të gjithë aferat që së bashku kanë realizuar;
-për të shpërblyer të gjithë blerësit e votave që i kanë siguruar deri tani mandatet qeverisëse;
-për t’ju mundësuar disa oligarkëve të futen në politike (në parlament e qeveri) apo administratën publike;
-për të justifikuar veprimet e paligjshme nga njerëzit pranë tij me shpresën se paratë e fituara në mënyrë të padrejtë do të amnistohen një ditë nëse ai mbetet në pushtet, duke goditur ndërkohë bizneset e ndershme.
5. FMN, BE, Dhoma Amerikane e Tregtisë, të gjithë bizneset e ndershme, ekonomistët e profesionalistët, opozita politike e shumë kundërshtarë me argumente racionalë janë shprehur kundër kësaj nisme me pasoja negative për ekonominë, që çon në forcimin e krimit aktualisht e në të ardhmen…Të shikojmë nëse Rama do t’i mashtrojë të gjithë edhe këtë here me makinerinë e marifeteve, gënjeshtrave e të sulmeve që ka vënë në lëvizje.
6. Mbetet të urojmë që “vendi të shpëtojë nga këto marifete diabolike” përmes kësaj nisme “vrastare”, siç bëri pazare të pista në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve i) me “marrëveshjen e 5 qershorit”, ii) marrëveshjen e detit me Greqinë dhe iii) së fundmi me nismën për “Ballkanin e Hapur”. Le të shpresojmë që këtë radhë shqiptarët do të reagojnë ndaj marifeteve diabolike të autokratit hajdut dhe partnerët nuk do të shikojnë vetëm “interesat” e tyre, por duke qenë se rreziku i konfliktit iu është afruar në Ballkan e më gjerë, pra në një zonë pranë tyre./zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës