zoom

Aktualitet

Alibeaj sherr me Felajn për Presidentin: Moj zonjë, kush je ti, do më heqësh fjalën mua?

Është shoqëruar me debate mbledhja në Konferencën e Kryetarëve, për procesin e presidentit të ri

Diskutimi është zhvilluar mes Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj.

Gjatë fjalës së Alibeajt ka ndërhyrë Felaj e cila u shpreh se nuk po flet për çështjen e përcaktuar në rendin e ditës. Kjo ka shkaktuar edhe debatin, pasi Alibeaj ka theksuar se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës.


Debati në komision

Alibeaj: Kemi interes vetëm për cështjen e tretë të rendit të ditës, ngritjen e komisionit për investimet strategjike.

Balla: Rendi i ditës është ky. Nëse nuk keni dëshirë të merrni pjesë, kjo nuk është cështje që na takon, është cështje e tij, rendi i ditës është ekskluzivitet i kryetarit të Kuvendit.

Alibeaj: Pse ke qejf që të abuzosh sa herë….

Felaj: Unë zbatoj rregulloren. Konferenca është mbledhur për vendosjen e datës për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri.

Alibeaj: Edhe mbledhjen e shkuar ka pasur një rend dite të miratuar nga zonja Nikolla, ka pasur edhe një tjetër urdhër për rend dite për veprimtarinë normale të kuvendit. Meqë e mora fjalën, tani ju keni kartonët. Ne kemi paraqitur një kërkesë për verifikimin e ligjit për investimet strategjike.

Felaj: Zoti Alibeaj…..

Alibeaj: Ju lutem, mos ma ndërpre fjalën

Felaj: Keni propozim për pikën e parë dhe të dytë të rendit të ditës.

Alibeaj: Më dëgjo atëherë. Zonjë kam bërë kërkesë, është në rend dite, për këtë ka interes.

Felaj; Jam e detyruar t’jua ndërpres fjalën

Alibeaj: Më jep të drejtën të shprehem.

Felaj: Duhet të caktojmë datën për raundin e katërt.

Alibeaj: Më lër kohën mos më ndërpre.

Felaj: Jam e detyruar të vij rendin.

Alibeaj: Moj se cfarë do të flas e di unë dhe jo ti..
/Zoom.al