zoom

Politikë

Alibeaj: PD nuk voton amnisti për zyrtarët e korruptuar. Të përfshihen të gjithë protestuesit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë urgjentë nga selia e PD, ka deklaruar se PD jep dakordësinë që në Amnistinë Penale të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar.

Ai ka shtuar se PD mirëpret tërheqjen e mazhorancës për tërheqjen e përfshirjes së të dënuarve nga GJKKO.

Alibeaj tha:

“PD është e vendosur për të votuar një projektligj për Amnistinë Penale, ku nuk përfshihen zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO.

E vetmja rrugë në dobi të njerëzve. Gjuha e kërcënimit, e papranueshme, Vijojmë të jemi të qartë, në raporto me atë që kërkojmë. PD nuk kërkon pazare e nuk do votim të ligjeve tinëzisht.

Mirëpresim tërheqjen e mazhorancës për tërheqjen e përfshirjes së të dënuarve nga GJKKO.

Japim dakordësinë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar”. /ZOOM.AL/