zoom

Kosova

Deklarata e fortë e kreut të PSD, Molliqaj: Edhe të vdesë sot Kurti, dëmin na e lë shumë të madh…

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e Brukselit më 2023 dhe aneksin e Ohrit më pas.

Ai ka thënë hipotetikisht se edhe “nëse vdes sot” Albin Kurti, ose “shkarkohet nesër”, marrëveshjet e tij mbesin, edhe nëse Kosova merret vesh me Serbinë për ripërcaktim kufijsh.

“Albini Kurti po kalkulon elektoralisht. Edhe me vdekë sot edhe me u shkarku nesër, marrëveshje tjetër përpos nëse merremi vesh me Serbinë për ripërcaktim kufijve as ndryshim të statutit nuk ka”, ka thënë Molliqaj.

Kreu i PSD-së së Kosovës ka thënë se Kurti i ka caktuar dëme Kosovës me atë marrëveshje më shumë sesa Isa Mustafa, me marrëveshjen e vitit 2015. Siç raportojnë INA dhe mediat kosovare, kjo deklaratë u bë ditën e djeshme, në kuadër të një takimi. /ZOOM.AL/