zoom

Lajme

FOTO/ “Nëse je musliman ki frikë Allahun, mos voto!”, “Bojkoto!”, fletushka dhe grafite në Shkup

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut deri tani kanë shkuar mirë, por nuk mungojnë edhe incidentet e vogla, deri te parullat, grafitet dhe fletushkat.

Në disa zona në Çair të Shkupit, qytetarët kanë hasur në fletushka dhe grafite të shkruara me porositë në shqip, “Nëse je musliman – Mos voto”, “Ke frikë Allahun, mos voto…”, “Mos voto”, etj.

Këto porosi më tepër fetare nuk po dihet se nga kush po shpërndahen dhe se ato ishin hasur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por disa prej tyre kanë edhe mesazhin e bojkotit, raporton agjencia INA, teksa u publikuan edhe fotografi.

Kjo fushatë e fshehtë vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të raundit të dytë. Që zgjedhjet e kreut të shtetit të kenë sukses, është e nevojshme që të dalin për të votuar mbi 40 për qind e 1.814.317 votuesve të regjistruar, pra të paktën 725.727 zgjedhës. /ZOOM.AL/