zoom

Ekonomi

Albtelecom do të ndryshojë emrin në One

Kompania e telefonisë celulare e Malit të Zi, Telenor Montenegro, e blerë nga grupi hungarez 4iG, në fund të muajit mars do të ndryshojë emrin në ONE. Kompania është e njëjta me atë që ka blerë One dhe Albtelecom ne Shqipëri. Mesa duket se po bëhet gati t’i bashkojë të tria kompanitë nën një emër të vetëm.

Sipas hungarezëve të Grupit 4iG që ka blerë të tre kompanitë, marka e re përfaqëson miqësi, përkushtim, shkathtësi dhe transparencë.

Nëpërmjet kësaj lëvizje në tregun malazez kuptojmë që edhe në Shqipëri pas bashkimit të Albtelecom dhe One, këta të fundit do kenë emrin dhe përparësi në vendimarrjen e strukturës së re menaxhuese.

Kujtojmë që Grupi 4iG ka lidhje të ngushta me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Urban.

Ishte pikërisht zoom.al që tregoi i pari për shitjen e Albtelecom dhe One pas vizitës së Edi Ramës në Hungari.