zoom

Aktualitet

Akuzohet për vjedhjen e të dhënave të TIMS, ish-zyrtari Ervin Muça mbetet në arrest shtëpie

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ervin Muçën, pas kërkesës së Prokurorisë.

Ndaj ish drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra, teksa ai i ka mohuar të gjitha akuzat për ndërhyrje dhe vjedhje të të dhënave të TIMS.

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe shitjen te grupet kriminale.

Para se të niste seanca, ai dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku i quajti spekulime.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës. /ZOOM.AL/