zoom

Lajme

Akuzë e re ndaj P Diddyt/ “Detyroi punonjësit të përfshiheshin në akte sek*suale, dhe i kërcënoi me vendin e punës”

Akuzë e re ndaj P Diddyt/ “Detyroi punonjësit të përfshiheshin në akte sek*suale, dhe i kërcënoi me vendin e punës”

Prokurorët kanë ngritur një aktakuzë të re ndaj reperit amerika P Diddy vetëm dy muaj përpara se ky i fundit të dalë në gjykatë për akuza të tjera që lidhen me dhunë dhe trafikim seksual.

“Diddy” Combs është akuzuar për dhunë fizike dhe abuzim seksual edhe ndaj punonjësve të tij.

Aktakuza tregon se Combs dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë mbajtur në kushte të papërshtatshme punonjësit, duke i kërcënuar ata se do të humbnin vendin e punës apo do të përballeshin me pasoja të tjera.

Kushtet përfshijnë orët e gjata në punë, pagjumësinë, dëmin fizik, psikologjik, prishjen e reputacionit etj…

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se P Diddy ka detyraur në disa raste punonjësit të përfshiheshin në akte seksuale kundër vullnetit të tyre.

Avokati i Combs ka mohuar akuzat, duke theksuar se ai mezi pret të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar pafajësinë e tij. Sipas avokatit, shumë ish-unonjës janë bërë gati për sëshmitë e tyre dhe do të jenë mbështetës ndaj Diddyt.

Postime të lidhura