zoom

Aktualitet

Akuzë e re ndaj ish-Presidentit Thaçi: Nga burgu tentoi të ndikojë tek dëshmitarët

Akuzë e re ndaj ish-Presidentit Thaçi: Nga burgu tentoi të ndikojë tek dëshmitarët

Gjykata Speciale e Hagës ka ngritur një aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës HAshim Thaci dhe katër personave të tjerë.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut, tre të fundit të arrestuar një ditë më parë.

Vepra penale është “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës për Thaçin dhe të tjerët”.

Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe të veçanta së bashku me katër personat e tjerë për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

Thaçi është duke u gjykuar aktualisht për krime lufte dhe krime kundër njerzimit, të cilat dyshohet të jenë kryer gjatë luftës së Kosovës.