zoom

Politikë

Akuza e Salianjit: PS po mbron grupin kriminal që vodhi sistemin TIMS. I çova Ramës kërkesë…

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.

Ai u shpreh se kërkesat e përfaqësuesve të PS kanë qenë të ndryshme nga mbledhja në mbledhje, ku dje në mënyrë absurde sipas tij kërkuat anulimin e votimit të mbledhjes së
kaluar sepse “kishin qenë në tualet”.

Salianji foli edhe në lidhje me reagimin e nënkryetarit të komisionit Toni Gogu.

“Qytetarët, Shqipëria, një parlament, u bë dëshmitare e një ngjarje të paprecedentë, ku anëtarët e Komisionit Hetimor për Timsin, pasi kërkuan 5 minuta pushim, nuk u rikthyen më në komision. Kërkesa e PS, siç e keni parë nga mbledhja në mbledhje, kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse, ndryshimin e mendimit që kanë pasur në mbledhjen pasardhëse. Ata arritën në një vendim absurd, ku kërkonin anulimin e atyre vendimeve që ishin marrë në mbledhjen e mëparshme, me pretendimin se kishin qenë në tualet. Është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Për këtë arsye ne duhet të ishim në kushtet e urgjencës”, tha ai.

Ai u shpreh se janë depozituar kërkesa për informacion, ndërsa mbrojtjen që po përpiqen t’u bëhet personave të përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, teksa tha se është vepër penale. Nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, Salianji paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre.

“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ.

PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët. Ne kërkesat i kemi bërë pasi marrë vendim të ndërmjetëm. Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre.

Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë. Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë. E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha ai. /ZOOM.AL/