zoom

Lajme

Akuza e rëndë e Frontit Evropian në Maqedoni: VRMO po bën aleanca me parti proruse e antishqiptare!

Koalicioni i Fronti Evropian në Maqedoninë e Veriut ngre akuza të rënda dhe përmes një komunikate për shtyp theksoi se VMRO dhe kandidati Mickoski, edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM të Dimitrievskit.

Dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare.

“Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë e tjera në vend, me qëllim që shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve”, thekson koalicioni.

Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e ka trasuar rrugën e barazisë, demokracisë dhe të anëtarësimit në familjen e madhe Europiane, raporton INA.

“BDI dhe Fronti Europian, si front multietnik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të lejojë që vendi të kthehet mbrapsht drejt izolimit ndërkombëtarë, ndërsa kjo do të vuloset më 24 prill dhe më 8 maj, kur dr.

Bujar Osmani do të zgjedhet President shteti, ndërsa Fronti Europian do të jetë çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të vetëdijesohen dhe të rreshtohen me pro-europianët dhe të mos bëhen vegël e qarqeve ruse në vend”, thuhet në reagim. /ZOOM.AL/