zoom

Lajme

Aktorja njofton ndarjen nga bashkëshorti i saj pas 7 vitesh martesë

Aktorja njofton ndarjen nga bashkëshorti i saj pas 7 vitesh martesë


Amy Schumer ka njoftuar ndarjen e saj nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer, pas shtatë vitesh martesë. Pas javësh thashetheme, aktorja konfirmoi se kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, por të ruajnë “dashurinë dhe respektin” për njëri-tjetrin dhe t’i japin përparësi rritjes së djalit të tyre, Gene.

“Unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas 7 vitesh. E duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të përqendrohemi në rritjen e djalit tonë”, shkroi ajo.

“Do ta vlerësonim respektin tuaj për privatësinë tonë në këtë kohë… Jemi në marrëdhënie të mira, me shumë dashuri dhe respekt. Familje përgjithmonë”, përfundoi ajo.

Schumer dhe Fischer mirëpritën djalin e tyre në vitin 2019. Thashethemet për divorc nisën të qarkullonin javët e fundit, megjithëse Schumer kishte thënë në nëntor se ishte “ende e martuar”.

Në fillim të dhjetorit, ajo shkroi: “Çfarëdo që të ndodhë midis meje dhe Chris nuk ka të bëjë fare me humbjen e peshës apo autizmin. Shpresoj ta kalojmë këtë. Ai është më i miri.”

/Zoom.al