Aplikacion
Një gjykatës në Nju Jork ka rrëzuar padinë e Justin Baldonit për shpifje prej 400 milionë dollarësh ndaj aktores së famshme, Blake Lively.
Dyshja, të cilët luajtën së bashku në rolet kryesore në filmin e vitit 2024 “It Ends with Us” janë përfshirë në një betejë ligjore për disa muaj, me gjyqin që është caktuar vitin e ardhshëm.
Gjykatësi Lewis Liman rrëzoi kundërpadinë e Baldonit, i cili akuzoi kolegen e tij për zhvatje dhe shpifje.
Aktori e ngriti padinë pasi Lively e kallëzoi vitin e kaluar, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual./ Zoom.al