Aplikacion
Kritikat, Bogdo i bëri gjatë diskutimeve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus ndërsa analizonte performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro 2024”.
Sipas aktorit Silvinjo është një trajner pa eksperiencë, pasi la jashtë një nga futbollistët më të njohur kuqezi, Sokol Cikalleshin.
“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoi dhe kanë ardhur si pasoje sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano Bogdo.
Admirali amerikan: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike