zoom

Aktualitet

Aktori Edmond Halili i pikëlluar: Nuk bën më nëna Zef…!

Aktori i njohur, Edmond Halili mes lotësh ka treguar se si e ka mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda, pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.

Halili tha se kishte shkuar ta takonte, por nuk e gjeti dot gjallë Zefin, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

“Sot jam nisur në mëngjes te dera e shtëpisë. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki.

Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Halili.