zoom

Kinema & Netflix

Aktorët më të paguar të vitit 2023? “Forbes” publikon listën me surpriza…

Jo vetëm sportistë milionerë, por edhe njerëzit e kinemasë. Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë “Forbes” ka publikuar listën e plotë e aktorëve më të paguar për vitin 2023.

Adam Sandler u shpall aktori më i paguar për vitin, me pagë rreth 73 milionë dollar, duke e bërë atë më të paguarin.

Ndërsa në vend të dytë u rendit aktorja Margot Robbie, e  cila është protagonistja kryesore e filmit që korri suksese marramendëse “Barbie”. Ajo ka një pagë rreth 59 milionë dollarë (54.1 milionë euro).

Duke vazhduar më pas me Tom Cruise, me 45 milionë dollarë (41.3 milionë euro) dhe Ryan Gosling, 43 milionë dollarë, ose 39.4 milionë euro.

Lista e aktorëve më të paguar për vitin 2023:

-Adam Sandler – 73 milionë dollarë (66.9 milionë euro)

-Margot Robbie – 59 milionë dollarë (54.1 milionë euro)

-Tom Cruise – 45 milionë dollarë (41.3 milionë euro)

-Ryan Gosling – 43 milionë dollarë (39.4 milionë euro)

-Matt Damon – 43 milionë dollarë (39.4 milionë euro)

-Jennifer Aniston – 42 milionë dollarë (38.5 milionë euro)

-Leonardo DiCaprio – 41 milion dollarë (37.6 milionë euro)

-Jason Statham – 41 milion dollarë (37.6 milionë euro)

-Ben Affleck – 38 milionë dollarë (34.8 milionë euro)

-Denzel Washington – 24 milionë dollarë (22 milionë euro)

/ZOOM.AL/