zoom

Aktualitet

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, largohet kreu i IKMT-së në Shkodër

Ndërkohë që në gjithë vendin ka nisur një aksion i madh për shembjen e ndërtimeve pa leje, drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Ilir Niklekaj, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Serdar Hoxha, ndërsa Niklekaj pritet që të emërohet në një post tjetër.

Aksioni në zonat bregdetare

Kujtojmë që nga fillimi i muajit qershor në të gjithë vendin ka nisur aksioni për prishin e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Velipoja është një nga zonat e para bregdetare ku nisi ky aksion dhe që janë planifikuar të prishin rreth 15 objekte.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa persona dhe janë shembur dhjetëra ndërtime pa leje.