zoom

Aktualitet

“Aksioner lali Eri. Plasi lufta këtu”/ SMS-të e dy vajzave që fundosën drejtorët e Bashkisë Tiranë

Detaje me vlerë filmi vazhdojnë të dalin nga dosja 5D që fundosi bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bisedat e dy punonjësve të kompanisë 5D, ku aksionerë ishin drejtorët e Bashkisë Redi Molla dhe Maringlen Qato, konfirmojnë akuzat e ngritura dhe nxjerrin si të implikuar dhe vetë kryebashkiakun, Erjon Veliaj.

Jonida Hoxha dhe Jona Bejko janë punonjëset, në celularët e të cilave u gjetën bisedat që fundosën drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt.

Komunikimi 1: Raportet për shefin

Nga kontrolli i telefonit janë gjetur komunikime të saj me Mariglen Qaton, drejtor i kontrollit të teritorit në bashki e njëkohësisht edhe pronar i 5D.

Sipas SPAK-ut, më 15 tetor të 2020, Jonida Hoxhaj nëpërmjet adresës “jonida.hoxhaj@yahoo.com” i ka dërguar Mariglen Qatos në adresën “mariglengato@gmail.com” email-in me subjekt “Raporte Financiare Qershor-Shtator 2020”.

“Përshendetje! Bashkëngjitur do të gjeni Raporte Financiare për muajin qershor, korrik, gusht, shtator 2020. Brendu edo file-i exel ka raporte lidhur me: 20 1-Permbledhese të ardhura shpenzime per vitet 2018-2020 detajuar sipas projekteve. 2. Permbledhese e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per periudhen 1 Janar 2020-muajin perkates. 3. Permbledhje e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per muajin perkates 4. Situacion Klient Furnilor. 5. Ditar Arka-Banka”, thuhet në dosjen hetimore për përmbajtjen e email-it.

Pra ekonomistja e firmës informonte Qaton mbi të dhënat financiare të kompanisë duke e ditur se ai është shefi i saj.

Por Hoxhaj e ka rënduar pozitën e pronarëve faktikë të kompanisë 5D, Qato dhe Molla edhe me bisedat private që ka zhvilluar.

Komunikim 2: Shoqja 

Pas një denoncimi publik të Belind Këlliçit në prill të 2023-shit, ku tregonte se si dy drejtorët i jepnin kontrata publike vetes, Jonida i thotë shoqes Manjola, se të paktën “ai” (referuar një drejtuesi me rëndësi) nuk figuron në asnjë vend. Manjola ndërkohë i shpreh habi shoqes së saj, duke thënë: Po ku i di ky? I paskan gjet të gjitha”.

Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Këlliçi për shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: Title: Syri TV on Instagram: “Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojme, Belind Kelliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove permes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranes, Mariglen Qato.
Jonida: “Manjola he mi…… uaa ca d… ky”.
Manjola: “Une se dija qe ishin 5… E dija 3…. Po si i ka gjet te gjtha”.
Jonida: “ky eshte d… le te bej gam gam kot”. Skan nje tamam… Po me beri përshtypje si i din”.
Jonida: “po
Manjola:“Te gjith te PD kot jan ca di ky i… ai sfiguron ne asnje vend”.

Komunikim 3: Lali Eri aksioner

Një tjetër Jona, kolege e Hoxhajt ka po aq kontribut në fundosjen e drejtorëve. Jona Bejko ndante çdo detaj në komunikimet e saj me njerëz të jashtëm mbi punën Molla-Qato-Veliaj.

Në dosjen hetimore thuhet:

Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit me emrin Arban një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Komunikim 4: Nga 5D tek PS

Bejko duke shkembyer mesazhe me të njëjtin person përmend sërish kryebashkiakun Erion Veliaj. Në bisedë, Jona i thotë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.

Arben: “Asaj e”.
Jona: “Jo mka thën e mua,. Njërës nga juristet e kshu… Tu bë prapaskena… Po se un rrija me juristet… Njëra mbesa e njërit nga pronarët… tjetra e kishte sjell pronari… Anxhi kusho pronarit”.
Arben: “Po mke thën”.
Jona: “Dhe ngaqë rrija vetëm me ato….. Mtha mua anën e kujt je”.
Arbeni: “Po ti ca i the”.
Jona: “Sjam në anën e askujt… Kam ardh për tbërë punën,,, Po kshu si me të qeshur,……. Po mftoj dhe njëherë për kafe… Që tmerresh me partinë te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj në privat, qe mos i bëj fresk njeriu… Po se ai i joni është i 2 mbas lalit”.
Arban: “Si quhet ai”.
Jona: “Ta them kur flasim”.

Komunikim 5: Bravo Jona

Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:

Jona: “E beri Jonida punën e vet…. Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek……. Tgjitha… Dua sa më shumë info tha ai që tmos ket arsye me ky ta kundershtoj…….. Dhe mua me rriti rrogen prapë…. Se i tha kjo vetem Jona punon… Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare…. Po e pa thuaj me mka then Redi”.
Arban: “Si e ka mbiemrin ky Redi”.
Arban: “Sa ?”,
Jona: “Molla”,
Jona: “80,000…. Njesoj me kte”.