Aplikacion
Kjo procedurë u krye në lidhje me hetimet për dosjen “5D”, ndaj 8 drejtorëve të institucionit, të akuzuar për korrupsion me tenderët, 3 prej të cilëve janë në paraburgim.
Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, në bashkëpunim, e kryer dy herë. Deri më tani, ai ishte jashtë shtetit dhe sot është njohur me masën e sigurisë së detyrimit me paraqitjeje.
Punavia mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor.
Hetimet ndaj tij dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë lidhen me dosjen 5D, ku dy drejtor, përkatësisht Mariglen Qato dhe Redi Molla, kanalizonin tenderat publike për llogari të kësaj kompanie që e zotëronin de fakto. Bëhet fjalë për prokurime me vlerë mbi 5 milionë euro, teksa hetimet vijojnë. /ZOOM.AL/