zoom

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Berat/ Si ndodhi ngjarja e rëndë, kangjellat e urës u ‘shkërmoqën’ në çast

Aksidenti tragjik në Berat/  Si ndodhi ngjarja e rëndë, kangjellat e urës u ‘shkërmoqën’ në çast

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e djeshme në Berat, ku si pasojë e rënies së mjetit në lumin Osum ka humbur jetën nëna dhe fëmija i saj 6-vjeçar. Fillimisht u tha se fëmija ishte nxjerrë me shenja jete nga mjeti, por policia konfirmon lajmin e hidhur, që nëna dhe fëmija kanë humbur jetën.

Mjeti është fundosur në lumin Osum, dhe pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve, nuk është bërë e mundur nxjerrja në kohë e dy viktimave.

Por si ndodhi ngjarja tragjike?

Rreth orës 13:57 minutaautomjeti tip “Benz ML”, del nga ura dhe fluturon në ujëra e lumit, ndërsa dy pasagjerët brenda tij, nuk dalin më gjallë prej andej. Klaudia Xhaferaj kishte pasagjer djalin e saj 6-vjeçar brenda makinës, ndërsa po kalonte nga njëra anë në anën tjetër të urës.

Pavarësisht se nuk udhëtonte me shpejtësi të lartë, mjeti kapërcen lehtësisht barrierat anësore dhe përfundon në ujë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë  shihet momenti kur kangjellat e urës shkëputen lehtësisht, duke bërë që automjeti ku udhëtonte nëna e re me të birin fluturon në ujërat e lumit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, shihet momenti kur automjeti që drejtohej nga 25-vjeçarja parakalon një automjet tjetër, ndërsa përballë ka një kamion. Pak sekonda pas këtij momenti, në mënyrë të pashpjegueshme mjeti hipën në bankinën e urës dhe përfundon jashtë saj, në ujëra e lumit, të cilat kanë sjellë edhe vdekjen e së resë dhe djalit të saj 6- vjeçar. Ende nuk dihet nëse 25-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit pasi ka tentuar të shmangë përplasjen me kamionin, paçka se shpejtësia e makinës nuk ishte e lartë.

Ndërkohë që pamjet e kamerave të sigurisë japin një këndvështrim 180 gradë të momenteve të fundit se si automjeti del nga rruga dhe përfundon në ujërat e lumit, po kaq e pabesueshme sa edhe arsyeja e kësaj daljeje të papritur, mbetet edhe fakti se si kangjellat e urës shkëputen kaq lehtësisht sikur të ishin prej letre, duke i hapur rrugë makinës që të përfundonte në ujë dhe për pasojë dy jetë të shuheshin.

Forcat zjarrëfikëse dhe Policia duhet të ishin menjëherë në vendngjarje por ndërkohë kanë qenë qytetarët e zonës që kanë dhënë ndihmën e parë dhe janë

përpjekur për t’u ardhur në ndihmë nënës dhe të birit. Operacioni i “shpëtimit” ka zgjatur rreth 30 minuta, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për Klaudia Xhaferajn dhe të birin e saj 6-vjeçar.

Pavarëissht përpjekjeve të banorëve, nëna dhe i biri janë nxjerrë pajetë nga automjeti i tyre. Pasi kanë thyer xhamin e makinës, ata fillimisht kanë nxjerrë trupin e fëmijës dhe më pas të nënës së re./zoom.al/

Postime të lidhura