Aplikacion
Një ngjarje e rëndë rrugore është shënuar në Stamboll, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga aksi rrugor, duke përfunduar në një përrua.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta shpëtimi, përfshirë zjarrfikës, policë dhe shërbimi mjekësor emergjent, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e pasagjerëve dhe dhënien e ndihmës së parë.
Të lënduarit janë transportuar me ambulanca drejt spitaleve të zonës, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik./ Zoom.al