Aplikacion
Stambolli është zgjuar i tronditur nga një aksident i rënd sot. Aksidenti ka ndodhur pasi një tramvaj ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një autobus, të cilin e ka ndarë në dysh.
Për pasojë katër persona janë shtruar në gjendje të rëndë në spital ndërsa 15 të tjerë janë të plagosur. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një zonë të qytetit të quajtur Eyupsultan.
Megjithëse nuk raportohet për viktima, situata e të plagosurve paraqitet tepër e rënduar. Ndërsa dëmtime kanë pasur gjithashtu edhe automjetet aty pranë.



