zoom

Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin! Përfundojnë në spital çifti i bashkëshortëve

Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin! Përfundojnë në spital çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:20, në unazën e qytetit janë përfshirë në një përplasje një automjet me drejtues shtetasin me iniciale R. Z. dhe një motomjet me drejtues shtetasin me iniciale E. Sh.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, E. Sh., si dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin R. Z., do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut të aksidentit.