zoom

Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Milot-Rubik. Mësohet se 63-vjeçari Pjetër Nikolli duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësorin 43-vjeçarin, Mark Lleshi. Si pasojë e përplasjes 43-vjeçari ka humbur jetën.

Shoferi bëhet me dije se është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI:

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.