Aplikacion
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” mbrëmjen e së premtes.
Raportohet se automjeti me drejtues 27-vjeçarin me iniciale H. M., ka aksidentuar biçikletën ku lëvizte 54 vjeçari me iniciale S. Xh..
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili humbi jetën në spital.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
