zoom

Aktualitet

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, ka të plagosur

Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti.

Burime zyrtare të policisë thonë se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerit e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.