zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 3 të rinj dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 3 të rinj dërgohen me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Tapizë–Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë tre persona të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç dhe një tjetër makinë, e drejtuar nga K. D., 19 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit si dhe pasagjeri në automjetin e 28-vjeçarit, shtetasi S. H., 30 vjeç.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve./ Zoom.al

Postime të lidhura