Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgji.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe të panjohura.
Nga informacionet paraprake, raportohet se ka mbetur e plagosur njëra nga drejtueset e mjetit, e cila ka mbetur e bllokuar në makinë.
Policia ka shkuar drejt vendngjarjes dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e saj./zoom.al/