Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një mjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar tre persona të cilët janë në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit dhe pas përplasjes mjeti është shkatërruar tërësisht. Një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.