zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 62-vjeçari përplas makinën “Benz” pas murit dhe vdes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Burrel.

Policia e Matit njoftoi se 62-vjeçari me inicialet M.B., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.

Efektivët e policisë shprehen se si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:30,  në vendin e quajtur “Ish-Parku”,  shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet për ngjarjen i vijojnë ekspertët e Rrugores dhe Prokurorisë. /ZOOM.AL/