zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, kamioni merr para dy automjete! Benzi bëhet copash

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, kamioni merr para dy automjete! Benzi bëhet copash

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Peqin, ku një autoveturë është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik në segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Postime të lidhura