zoom

Të gjitha

“Vonë…”/ Beatriks Ramosaj vjen më fuqishëm se kurrë, duke lënë pas gjithçka

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Ajo tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Pas këngës së fundit “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek, Trixa ditëve të fundit kishte paralajmëruar se do të publikonte një tjetër këngë. Ky projekt do të publikohet si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit të bukuroshes, 9 qershor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi të bërë para pak minutash, duke na zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i saj në videoklip dhe titullin e këngës ‘Vonë’.

Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë./L.K

/Zoom.al