Aplikacion
Ajo performoi këngën e saj hit “One Kiss” në skenë pesë vjet më parë, pas së cilës Lipa u bë virale, me kritikët në internet që e quajtën performancën e saj “të çuditshme” dhe “dembele”. Tani, ajo po tregon se komentet lanë një ndikim në shëndetin e saj mendor.
Lipa foli në një intervistë për NPR, ku ndër tjerash kishte diskutuar për vendosmërinë që kishte duke konsideruar kthimin e saj në Londër nga Kosova në moshën 15-vjeçare për të studiuar dhe ndjekur një karrierë në muzikë.
“Rrjetet sociale thjesht shpërthyen. Njerëzit e morën atë fragment të vogël dhe vendosën ta bazonin me gjithë praninë time në skenë dhe atë që isha unë si interpretuese në skenë. Mendoj se në atë moment, kishte momente kur dyshoja te vetja, edhe pse ishte disi e padrejtë sepse shumë nga njerëzit që kishin dërguar ato mesazhe ose po thoshin gjëra në internet, në fakt nuk kishin qenë në një shfaqje”, tha ajo./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet