zoom

Të gjitha

Prisni pak ?! Luana Vjollca po gatuan diçka për fansat

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka kohë që nuk është shfaqur para publikut. Ajo ka lënë ende në pritje fansat e saj sa i përket rikthimit në televizion, gjersa duket se së fundmi ka punuar më shumë në muzikë.

Kjo pasi Luana bëri të ditur se ka nisur punën për projektin e saj të ri muzikor, në studion e kompozitorit të njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

Ajo madje në disa fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale, ka treguar se ndodhet në Shkup e shoqëruar nga këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi. Duke mos bërë të ditura shumë detaje, Luana dhe Adelina duket se ia kanë kaluar mirë gjatë regjistrimit të këngës së re të Luanës në studion e Darkos.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy këngëtareve, apo Adelina është gjendur thjeshtë për t’i ndihmuar në ushtrimin e vokalizave Luanës, pasi Thaçi ushtron profesionin e saj si profesoreshë e kantos. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë kanë përgatitur për fansat e tyre, Adelina dhe Luana./L.K

/Zoom.al