zoom

Aktualitet

“Ai ikën, vjen. Do largohet sërish”- Avokati shuan zërat për arratisje të Metës e Kryemadhit

Zërat për një arratisje të ish-presidentit Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, si dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, pasi burime për Zoom.al raportuan se ata janë kthyer në Shqipëri.

Sipas zërave që qarkulluan, çifti Meta-Kryemadhi kishin udhëtuar për në Austri dhe Gjermani, teksa mbrëmjen e së premtes u raportua se gjendeshin në Itali dhe prej andej kanë fluturuar me linjën e radhës tranzit për në Tiranë.

Ndërkohë avokati, Genc Gjokutaj i pyetur për vendodhjen e kreut të PL-së, tha se me Ilir Metën komunikon telefonisht dhe është shumë mirë, duke shtuar se “nuk më duhet se ku ndodhet”.

Gjokutaj shtoi se: “Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi. Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha avokati në emisionin “Kjo Javë”.

Spekulimet e fundit mediatike dhe në panelet televizive, kalkulonin hipoteza se politikani i lartë e la Shqipërinë në në dukje në një arrati për t’i shpëtuar hetimeve apo ndonjë fletë-arresti të SPAK-ut, ditën e premte, kur u bë operacioni për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Por burime afër partisë njoftuan se Meta ka qenë për një vizitë të zakonshme jashtë vendit, të programuar më parë për çështje të ndryshme dhe për të cilat nuk jepen detaje. Por ata janë rikthyer pas përfundimit të saj pak pas mesnatës së premte, duke gdhirë dita e sotme.

Në këtë mënyrë janë shuar zërat për arratisje të mundshme dhe tashmë i lënë vend spekulimeve të radhës për dosjet hetimore të SPAK ndaj kreut të PL-së, pasi edhe më herët ka pasur denoncime, siç është ai për lobimin rus për fushatat zgjedhore. Meta vetë i ka mohuar këto implikime në mënyrë konstante, duke i cilësuar si akuza politike dhe të qëllimshme. /ZOOM.AL/