zoom

Aktualitet

Ahmetaj u “fundos” nga telefoni i ish-bashkëshortes, SPAK zbuloi mijëra mesazhe me Mërtirin

SPAK ka përgatitur një dosje voluminoze me prova që faktojnë shkeljet e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Provat kanë dalë nga telefoni i ish-bashkëshortes së Ahmetajt, i markës “BlackBerry”.

Ky telefon është gjetur në shtëpinë e ish-bashkëshortes së ish-ministrit dhe pas zbërthimit të bërë nga grupi hetimor, u gjetën me mijëra mesazhe e telefonata mes Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit

Nga komunikimet ndërmjet tyre ndër të tjera rezultoi se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nenkupton vella), fratelo, tigre, i madh etj

Në njërin nga komunikimet e tjera të zbardhura në shtator 2012 Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, atëherë kryetar i Bashkisë Fier që të ulen për kafe ata të dy me Mërtirin.