zoom

Politikë

Ahmetaj thotë se pronari i vërtetë i inceneratorëve është Erion Veliaj

Arben Ahmetaj tha sot në një intervistë se pronari i vërtetë i inceneratorëve është Erion Veliaj e jo Mirel Mërtiri.

“Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti”, u shpreh ish-zv.km.

Në përditësim…