zoom

Aktualitet

Afera e inceneratorit të Fierit, GJKKO dënon me burg Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton

Afera e inceneratorit të Fierit, GJKKO dënon me burg Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë për aferën e inceneratorit të Fierit.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.

Klodian Zoto dënohet me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg.

Lista e plotë e dënimeve:

1-Lefter Koka 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar

2-Alqi Bllako 4 vite burg, 2.8 me gjykim të shkurtuar

3-Klodian Zoto 12 vite burg, 8 me gjykim të shkurtuar

4-Arben Dervishaj i pafajshëm

5-Arjola Kodra e pafajshme

6-Pëllumb Abeshi 3.6 vite burg, 2.4 me gjykim të shkurtuar

7-Florian Muçaj 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

8-Azem Shatëri 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

9-Erjon Murataj 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

10-Loren Dusha 7 vite burg, 4.8 me gjykim të shkurtuar

11-Sabina Cenoimeri 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

12-Juri Imeraj, pafajshëm

13-Regan Merdani 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

14-Gentian Zifla 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar

15-Arber Denizi  7 vite burg, 4.8 me gjykim të shkurtuar

Postime të lidhura