zoom

Aktualitet

Adriatik Lapaj: S’ do të ndalemi derisa situata të normalizohet!

Adriatik Lapaj: S’ do të ndalemi derisa situata të normalizohet!

Në protestën kundër rritjes së çmimeve që po zhvillohet ditën e sotme në disa prej qyteteve të vendit, duke kulmuar me atë më të madhen në Tiranë përpara kryeministrisë, qytetarët po shprehin indinjatën e tyre për krizën që i ka kapluar së fundmi. Mes protestuesve ka folur edhe avokati driatik Lapaj i cili ka thënë se kjo ishte një protestë për familjet e secilit prej protestuesve dhe se nuk duhej kurrsesi të ndaleshin me kaq. Gjatë fjalës së tij, Lapaj mori si element krahasues situatën e çmimeve në vendet e tjera të Ballkanit ku çmimet nuk ishin rritur aq shumë sa në Shqipëri.

Adriatik Lapaj: Kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë por e vendeve të tjera. Po nëse në vendet e tjera çmimet rriten me 5% si ka mundësi që në Shqipëri të rriten me 40%? Vuçiç në Serbi: Nafta do të mbetet 1.5 euro. Në Maqedoni, 1.5 euro. Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë një marzh fitimi tregtar jo më shumë se 4% të vlerës. A keni parë ndonjë masë nga kjo qeveri? Nuk duhet të ndalemi më kësaj here. Kjo është një protestë për nënat dhe baballarët tanë, për këto çmime kaq të larta.

Postime të lidhura