Aplikacion
Policia e Tiranës bëri me dije se sot, pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, u identifikua dhe kap i dyshuari i krimit seksual.
“Shërbimet e Komisariatit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
I riu akuzohet pas denoncimit të një vajze të mitur, se më 11 shkurt, ka abuzuar seksualisht me të, kundër dëshirës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /ZOOM.AL/