zoom

Aktualitet

Abuzimi me tenderin për RTSH Agro, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg Thoma Gëllçi

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Po ashtu GJKKO ka dënuar me nga 1 vit burg 3 vartësit e Thoma Gëllçit, Julian Tapinë, Ervin Murjan e Alban Malavecin. GJKKO i ka hequr Thoma Gëllçit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për ‘RTSH Agro’, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.  Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender./ Zoom.al