E premte, 3 Shkurt, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

A po i shmanget Kastrati pagesës së taksave te “Downtown Albania”

23/01/2023
in Aktualitet, In Zoom, Slider, Të gjitha
0
A po i shmanget Kastrati pagesës së taksave te “Downtown Albania”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tabelë e madhe reklame e vendosur në faqen lindore të kullës më të lartë në vend fton qytetarët e interesuar se në “DownTown Albania” kanë nisur shitjet për banesa.

Ndonëse godina ende nuk ka përfunduar dhe në një pjesë të saj skelat e jashtme janë ende të vëna, “Kastrati Group”, që është edhe investitori i kësaj kulle, kërkon të marrë sa më parë fitimin, duke i nxjerrë në shitje të gjitha njësitë që përbëjnë këtë ndërtim.

Sipas lejes së ndërtimit që Zoom.al zotëron ndërtesa në fjalë është një godinë polifunksionale me 37 kate, nga të cilat një pjesë e destinuar për njësi banimi, një pjesë për njësi shërbim dhe një pjesë për hotel.

Leja më vonë është ndryshuar duke i legalizuar kësaj godine 5 kate të tjera, sipas një denoncimi të bërë nga deputeti Gazmend Bardhi.

Gjithashtu në leje përcaktohet se ndërtesa në fjalë duhet të ketë edhe 5 kate nëntokë të cilat kanë nisur të shërbejnë muajsh tashmë.

Në bazë të ligjit për sistemin e taksave vendore, për të gjithë ndërtesat e reja paguahen një sërë taksash dhe tarifash, përfshi taksën e ndikimit në infrastrukturë në nivelin e 8 për qindëve të vlerës së investimit, taksa e përkohëshme për infrastrukturën arsimore, takse pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit.
Paguhet gjithashtu edhe një taksë prej 3 për qind për strehimin.

Por ky ligj përjashton nga pjesa dërrmuese e taksave ndërtimet që kanë për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e njësive akomoduese e hoteliere.

Më konkretisht, ligji përjashton taksën prej 8 për qind për ndikimin në infrastrukturë për investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimeve në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

Pikërisht këtë hapësirë duket se po shfrytëzon edhe investitori i “DownTown Albania”, pasi ndonëse lejen e ka marrë që godina të jetë edhe hotel, njësitë e ndërtimit të relizuara po i shet për banesa dhe njësi shërbimi, siç janë dyqane, lokale etje.

Kjo për vetë faktin se leja nuk përcakton raportin mes pjesës që do jetë hotel dhe asaj që do të përdoret për banim dhe shërbime.

Nën kamuflimin e hotelit, nëse nuk hap një të tillë dhe i shet njësitë vetëm si apartamente apo zyra e ambiente biznesi, investitori do t’u shmanget detyrimeve tatimore, me gjaë edhe për pjesën e njësive që po shet për banim dhe shërbime, ndonëse vlera e shitjes së tyre është nga më të shtrenjtat në gjithë Shqipërinë.

Natyrisht që kjo është jo vetëm në shkelje të ligjit dhe shmangie e pageses se taksave, por në të njëjtën kohë përbënë pabarazi në raport me ndërtuesit e tjerë, të cilët janë të detyruar t’i paguajnë të gjitha taksat.

Qeveria është vënë disa herë nën akuzë nga një pjesë e opozitës se e ka favorizuar investitorin e “Downtown Albania” duke e lënë të ndërtojë pa leje e më pas duke ndryshuar ligjin me një VKM për t’ia legalizuar 5 katet pa leje.

Shtesa e kateve e ka ndryshuar edhe fasadën e pallatit ndryshe nga sa ishte konceptuar nga studio holandeze e arkitekturës MVRDV dhe harta e Shqipërisë është disa kate më poshtë sesa duhej të ishte sipas projektit. (Shih ndryshimin në foto).

Por edhe pse Gazmend Bardhi e denoncoi si aferë të madhe korruptive dhe shkelje të rëndë, pasi ligji nuk mund të ndryshohet me VKM, ai nuk e çoi çështjen ndonjëherë në prokurori.

Me legalizimin e bërë nga qeveria, “Downtown Albania” nuk u prek as nga aksioni i qeverisë për konfiskimin e kateve dhe ndërtimeve pa leje, i cili goditi disa nga ndërtuesit kryesorë në vend.

Tani, siç duket, “Downtown Albania” po shmang edhe taksat. Mbetet për t’u parë nëse strukturat qeveritare do të ndërhyjnë në këtë rast apo do të gjejnë ndonjë mënyrë për ta mbyllur çështjen. /Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: down town albanaiKastratiqeveriataksa

ShareTweetSend

Të lidhura

Zgjedhjet e 14 majit/ Dy bashki të tjera me votim dhe numërim elektronik. Qeveria fond shtesë
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Dy bashki të tjera me votim dhe numërim elektronik. Qeveria fond shtesë

30/01/2023
Skandali/ Shqipëria shet energjinë disa herë më lirë se çmimi i bursës
Aktualitet

Skandali/ Shqipëria shet energjinë disa herë më lirë se çmimi i bursës

28/01/2023
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ VOA: Si u takua në Shqipëri me Ramën…
Aktualitet

“Deri 55 vite burg”, eksperti: Ja si u zbulua lidhja e ish-agjentit të FBI-së me zyrtarët shqiptarë

24/01/2023
Berisha: Në Shqipëri nuk funksionon asgjë, përveç Facebook-ut të Edi Ramës
Politikë

Berisha: Në Shqipëri nuk funksionon asgjë, përveç Facebook-ut të Edi Ramës

23/01/2023
3.7 milionë euro për zbukurimin e oborrit të Qeverisë, Rama nuk heq dorë nga projekti i luksit
Politikë

3.7 milionë euro për zbukurimin e oborrit të Qeverisë, Rama nuk heq dorë nga projekti i luksit

23/01/2023
Kush e drejton qeverinë? Kryeministri merr pjesë vetëm 42% të mbledhjeve
Politikë

Kush e drejton qeverinë? Kryeministri merr pjesë vetëm 42% të mbledhjeve

23/01/2023
Lajm i rradhës
Bullgarët pro-europianë, protestë kundër Moderatorit të Facebook

Bullgarët pro-europianë, protestë kundër Moderatorit të Facebook






ADS
zoom.al

Të fundit

Sport

Benzema bën “kamarierin”, Real Madrid rigjen buzëqeshjen në La Liga | VIDEO

03/02/2023
Aktualitet

Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje

03/02/2023
Politikë

“One Man Show” në siklet/ Rama “zapton” ekranet, por nuk pranon asgjë për skandalin McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

Edi Rama flet për akuzat e opozitës për “McGonigal”, Andi Bushati lë studion

02/02/2023
Slider

VIDEO | Juventus harron problemet, Bremer i çon bardhezinjtë në gjysmëfinale

02/02/2023
Aktualitet

Kongresmenët amerikanë letër FBI-së për çështjen McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

“Do vazhdoj të refuzoj të vij në Parlament”/ Berisha sfidon Ramën për çështjen “McGonigal”

02/02/2023
Aktualitet

Çështjet që Rama tenton të zhvlerësojë në aferën me McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

Rama flet për marrëdhënien me McGonigal: Nuk kam pse të njoftoja ambasadën

02/02/2023
Aktualitet

Skandali “McGonigal”, Rama: E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur…

02/02/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In