zoom

Aktualitet

A ka shqiptarë mes viktimave në tragjedinë e Larisës? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bën me dije se deri tani, nuk ka informacione për shqiptarë në mesin e viktimave apo të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi.

Si pasojë e përplasjes së dy trenave, 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur, teksa bilanci pritet të rritet, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Shumica e personave që humbën jetën janë studentë, të cilët ishin duke u kthyer nga karnavalet në Athinë në drejtim të Selanikut.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe./ Zoom.al