E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ide

A ka plan PD për një “Vetting” të koncesioneve dhe PPP-ve?

Prof. Alfred Lame

02/04/2021
in Ide, Slider
0
A ka plan PD për një “Vetting” të koncesioneve dhe PPP-ve?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata ka nisur. Propozimet për një të ardhme më të mirë pas zgjedhjeve janë shpërndarë në ajër nga të gjitha palët garuese. Të gjitha partitë janë kujdesur që të paraqesin bukur propozimet e veta për jetën e bukur që na ofrojnë përtej datës së zgjedhjeve dhe të anatemojnë propozimet e konkurrencës.

Po te ekonomia a kanë realisht ndryshime? A kanë plane konkrete për të nxitur ekonominë private dhe mbrojtur interesat e ekonomisë që krijon prona publike?

Vetë Partia Demokratike ka bërë një sërë akuzash të forta përsa i përket shpërdorimit të pronës së përbashkët të qytetarëve në dobi të disa bizneseve të vetme. Ka folur shumë për koncesionet dhe PPP-të e famshme, por në të vërtetë nuk ka një plan të plotë dhe të vërtetë karshi kushteve reale për rishikimin e tyre.

Ka ardhur koha që në marrjen e përgjegjësive politike dhe shtetërore për mbrojtjen e interesave të ekonomisë shqiptare, të transparencës maksimale dhe të krijimit ë një klime sa më të shëndoshë të bërjes së biznesit në Shqipëri, të realizohet sa më parë vetting-u i të gjitha koncesioneve dhe Partneriteteve Publike-Private për 15 vitet e fundit.

Analiza dhe hetimi duhet të shtrihet nga infrastruktura e transportit, HEC-et, tek minierat, aeroportet, portet dhe vepra të tjera, si dhe të gjitha llojet e shërbimeve që insitucionet vendore apo qendrore kanë lidhur marrëveshje koncesionare apo partnershipe PPP.

Për të realizuar këtë, do të duhej të ndiqeshin disa hapa praktikë dhe të thjeshtë si:

  1. Krijimi i një komisioni me specialistë vendas dhe ekspertë të huaj të kësaj fushe;
  2. Mandatimi i këtij komisioni me tagra të plotë për mbledhjen dhe analizën e informacionit të plotë dhe të detajuar nga të gjitha institucionet, qofshin qendrore apo lokale në lidhje me koncesionet dhe PPP-të;
  3. Konsolidimi i bazës së të dhënave të regjistrit të koncesioneve me të gjitha marrëveshjet dhe anekset (adendumet);
  4. Shqyrtimi i të gjitha praktikave koncesionare të 15 viteve të fundit, ku analiza do të përfshijë, pa u limituar këtu:

4.1.      Analiza ligjore dhe ekonomike me nevojës reale për propozime të kërkuara dhe ato të pakërkuarat;

4.2.      Institucionet përgjegjëse dhe kompetencat ligjore për të shqyrtuar dhe kontraktuar propozimet e kërkuara dhe të pakërkuara, qofshin koncesione apo PPP;

4.3.      Sa është mbrojtur dhe adresuar interesi publik në secilën prej marrëveshjeve koncesionare apo PPP, qofshin vepra, ndërtime, shfrytëzime apo shërbime;

4.4.      Për secilën marrëveshje, kur është lidhur, cilat janë investimet e parashikuara dhe në ç’masë, cilësi dhe kohëzgjatje janë realizuar ato;

4.5.      Cilat janë marrëveshjet e lidhura pa asnjë realizim investimesh dhe arsyet;

4.6.      Sa marrëveshje janë modifikuar pas lidhjes nëpërmjet anekseve dhe shtojcave të mëvonshme;

4.7.      Sa dhe si marrëveshje të modifikuara me shtesa dhe ndryshime kanë adresuar interesin publik bazuar në marrëveshjen bazë fillestare mes palëve;

4.8.      Për secilën marrëveshje jo funksionale, si pasojë e marrëveshjes bazë apo anekseve dhe shtojcave, cilat janë dëmet në sasi dhe cilësi;

4.9.      Për secilën marrëveshje defektoze, identifikimi i personave përgjegjës dhe ngarkimi me përgjegjësi ligjore dhe administrative

Nëse Partia Demokratike do realisht të na bindë që e ka marrë seriozisht rishikimin e koncesioneve dhe PPP-ve, duhet që të propozojë edhe një plan të ngjashëm me sa më sipër. Në të kundërt do na lërë të kuptojmë që e ka thjesht një poster zgjedhor që do të griset sapo zgjedhjet të mbarojnë. ©Zoom.al

 

 

Tags: PPPVetting

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
Basha: S’ka më tra me Kosovën në Rrugën e Kombit

Basha: S'ka më tra me Kosovën në Rrugën e Kombit






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In