zoom

Aktualitet

A i ke rehabilituar qentë? Alma Kaçi i kthehet keq gazetarit pas pyetjes provokuese

40-vjeçarja Alma Kaçi, e cila u përfshi në video skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici kërkoi sot një masë më të lehtë siguria nga GJKKO.

Në dalje të Gjykatës, Alma u pyet nga gazetarët me ironi: A i ke rehabilituar qentë e rrugës?

Ndërsa ajo u përgjigj e nervozuar thjesht duke i përmendur emrin gazetarit.

Më herët avokatja e Alma Kacit u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë.

Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.

Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani,”- u shpreh avokatja për mediat./ Zoom.al