zoom

Lajme

A do të japë dorëheqjen? Berisha: Betejën ai që e nisi, do ta bitisi! PD ka statutin, por…

A do të japë dorëheqjen? Berisha: Betejën ai që e nisi, do ta bitisi! PD ka statutin, por…

Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do të zbatohet statuti i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve gjatë një konference për shtyp.

Berisha deklaroi se PD do të respektojë statutin, por shto se me rëndësi parësore është vota e lirë e shqiptarëve.

Kryedemokrati theksoi se “kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve, e kemi nisur, vazhdon beteja”.

Partia Demokratike ka statutin dhe do ti përmbahet asaj, por ka disa parime eprore, që janë vota e lirë e shqiptarëve.

Kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve, e kemi nisur, vazhdon beteja.

Jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve Rama u damkos si njeri që blen vota“, tha Berisha.

Postime të lidhura