Aplikacion
Ai ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur nëse do yë bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, duke qenë se në Shqipëri ka shprehur se nuk do të hynte.
“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide.”- shkruan Albani.
Kështu ai thekson se ky format duhet të ketë kulturë dhe individë të ndritur që të mos degradojë në toksicitet.
Në fakt një pyetjeje të tillë Albanit ia ka bërë edhe Arbana Osmani kur e motra ishte pjesë e formatit dhe ai e surprizoi. Albani u tregua i dyzuar dhe u duk sikur ishte gati të pranonte nëse nuk do ishte për pjesëmarrjen e tij në “Festivalin e Këngës”, por me sa duket kjo ka mbetur pas tashmë./L.K
/Zoom.al