zoom

Të gjitha

Mungesa e Princ Harry-t në ceremoninë për Princin Philip, gjest i shëmtuar

Të gjithë janë dakord me mendimin që mungesa e princ Harry-t ishte një gjest shumë i shëmtuar dhe pa precedent nga ana e tij. “Është kthyer në një egoist i mbushur me zemërim, sikur ekziston vetëm ai dhe Meghani. Ka ndryshuar kaq shumë tashmë dhe dyshoj që do të pendohet ndonjëherë që nuk ishte prezent”, ka reaguar shumë ashpër biografia Angela Levin.

Në një shkrim publikuar në gazetën Sun,  ajo pyet se cilat ishin arsyet që princ Harry u soll në atë mënyrë duke u shprehur se ishte i vetmi nga anëtarët e familjes mbretërore që nuk mori pjesë. Sipas saj princi Harry ka pretenduar se shkaku i mosprezencës së tij lidhet me mungesën e rojeve të sigurisë, të cilat iu hoqën çiftit pas vendimit të largimit nga familja.

Erdhën monarkë nga e gjithë Europa. Kishte dhe fëmijë. Ishte trashëgimtari i fronit. Mbulimi i policisë ishte total. Dhe ai përdori një shfajësim kaq patetik se nuk ndihej i sigurtë. Nuk ka asnjë kuptim,” eshtë shprehur Levin. 

I së njëjtës linjë është dhe biografi tjetër mbretëror Phil Dampier, por që sipas tij princi do të pendohet një ditë shumë për atë që bëri më 29 mars, në ceremoninë e nderimeve për princ Filipin, i cili u nda nga jeta 9 prillin e vitit të kaluar në moshën 99 -vjeçare./L.K

/Zoom.al