zoom

Të gjitha

Donald Veshaj sjell projekti e ri muzikor

Këtë të shtunë ish konkurenti i Big Brother Vip, Donald Veshaj do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Aktori, i cili tashmë po i përkushtohet dhe muzikës, ka publikuar në rrjete sociale një video ku dëgjohet një pjesë e tekstit, “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!

Nisur nga kjo frazë, të gjithë janë të bindur se kënga do të jetë dedikim për Bora Zemanin.

Por një provë tjetër për këtë gjë është se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, në një bisedë me Semin, aktori e ka përmendur frazën e mësipërme duke thënë se ka dashur ta fusë si varg në këngën “Toxic love”, e cila siç ka treguar Donaldi është dedikim për Borën.

Mirëpo, duket se këtë herë, Donaldit ka dashur që t’i dërgojë një mesazh moderatores. Nuk dihet nëse ky është një moment pendese, falje për t’u rikthyer apo thjesht një himn për dashurinë e tyre të lënë pas. Nuk na mbetet veçse të presim deri pasdite për të kuptuar gjithçka./L.K

/Zoom.al