zoom

Të gjitha

Meghan Markle dhe Princ Harry japin donacione për Ukrainën

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë dhuruar për një numër organizatash mbështetje për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm nga Rusia.

Fondacioni Archewell i Dukës dhe Dukeshës së Sussexit njoftuan se çifti ka dhënë donacione për disa organizata që punojnë “në terren për të mbështetur popullin e Ukrainës”.

Organizatat përfshijnë HIAS, The HALO Trust dhe Are We Europe. Veçanërisht, HALO Trust është një organizatë e mbështetur nga nëna e ndjerë e Harryt, Princesha Diana.

Markle dhe Harry së pari reaguan për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës më 25 shkurt përmes një deklarate të postuar në faqen e Archewell ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës”.

“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussexit dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë./L.K

/Zoom.al